Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Në zonat malore kohë pas kohe do të bie borë. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor, ndërsa në pjesët lindore nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 6 deri në 14 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare dhe me erë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të ulet deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 10 gradë.
Nga e shtuna deri të hënën nën ndikimin e valës së lagësht moti do të jetë I vranët me reshje të shiut, ndërsa në malet bore. Kohë pas kohe reshjet do të kalojnë në bore dhe në disa nga vende më të ulëta. Reshej më të rrëmbyeshme do të ketë të dielën dhe gjatë natës drejt të hënës. Në malet do të formohet shtresë e re e borës.
Do të fryjë erë mesatare, në disa vende erë e përforcuar nga drejtimi juglindor, e cila të dielën gjatë ditës do ta ndryshojë drejtimin në verior.
