Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, i ftohtë dhe me erë, kryesisht në male me kushte për reshje të borës së dobët, në jugperëndim në disa vende me shi të dobët. Pasdite do të jetë me diell. Do të fryjë erë e përforcuar, në pjesët lindore dhe përgjatë Vardarit erë e fuqishme veriperëndimore (në disa vende do të arrijë shpejtësinë edhe mbi 60 km/orë).
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej -2 deri në 6, ndërsa ajo e ditës prej 3 deri 13 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm dhe me erë, pasdite me diell. Do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 3, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 10 gradë.
Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe i ftohtë me periudha dielli, ndërsa kryesisht në male përkohësisht do të ketë borë. Temperaturat e mëngjesit të enjten dhe të premten në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën zero. Valë e re e lagështisë me reshje të shiut pritet nga e shtuna pasdite
