Moti sot në pjesët perëndimore të vendit do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, ndërsa në lindje me vranësira të konsiderueshme, kryesisht me reshje të dëborës. Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore, veçanërisht në pjesët lindore dhe përgjatë lumit Vardar, ku në disa vende do të arrijë shpejtësi edhe mbi 65 kilometra në orë.
Temperatura e ditës do të lëvizë nga 4 deri në 12 gradë Celsius.
Në Shkup, kryesisht me vranësira me periudha të herëpashershme me diell. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri në 4, ndërsa temperatura ditore do të arrijë në 10 gradë.
Në ditët në vijim, do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe të ftohtë me periudha me diell dhe shfaqje të shiut të dobët lokal dhe dëborës. Të mërkurën, erë më e fortë do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor, veçanërisht përgjatë lumit Vardar dhe në pjesët lindore të vendit. Temperaturat do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit.
