Nën ndikim të valës së lagësht prej sonte dhe nesër do të mbizotërojë mot me vranësira dhe me reshje shiu të cilat kohë pas kohe do të jenë të rrëmbyeshme. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët veriperëndimore dhe lindore të shtetit.
Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë të ajrit, përveç në zonat malore, reshjet do të kalojnë në borë edhe në vendet më të larta, ndërsa nesër nga fundi i ditës dhe gjatë natës nga e marta do të ketë borë edhe në disa vende më të ulëta.
Sinoptikanët për të hënën dhe të martën paralajmërojnë erë të fortë veriore (edhe mbi 65 km/orë), që do të shkaktojë ulje të menjëhershme temperaturave për shtatë deri nëntë gradë. Nga e marta do të mbizotërojë mot më i ftohtë me rritje të vranësirave të përkohshme dhe paraqitje të reshjeve lokale të shiut dhe borës
