Parashikimi i motit

TË FUNDIT

Moti do të jetë me diell dhe më ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare.

Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare, në pjesët perëndimore nga perëndimi, ndërsa në pjesët lindore nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -7 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale prej 8 deri në 14 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në -4 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale deri në12 gradë Celsius.

Të shtunën do të fryejë erë mesatare deri në të përdorcuar nga drejtimi perëndimor. Në pjesët perëndimore do të ketë kushte për shi të dobët. Nën ndikim të valës së lagësht të dielën kah fundi i ditës do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në pjesët malore të dëborës. Reshjet do të vazhdojnë edhe të hënën, ku do të bie gjithkund dhe vende-vende do të jenë më të rrëmbyeshme.

Do të fryejë erë e përforcuar veriore, ndërsa temperaturat e ditës do të bien për disa gradë Celsius.