Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe më i freskët, me periudha me diell posaçërisht në pjesët më veriore. Në pjesët jugore do të ketë kushte për reshje të dobëta të shiut, në male me reshje të dobëta lokale të bores. Do të fryjë erë mesatare kryesisht ng drejtimi jugor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -5 deri 3, ndërsa e ditës prej 3 deri 12 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm dhe më i freskët, me periudha me diell. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri -1, ndërsa e ditës do të arrijë deri 10 gradë.
Nga e hëna do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira me kushte për reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Reshje më të rrëmbyeshme të shiut, ndërsa në male të bores, priten nga e mërkura.
