Parashikimi i motit

TË FUNDIT

Në mëngjes mot i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe me erë të dobët veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -12 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë prej 0 deri në 8 gradë Celsius.

Në Shkup mot me diell dhe ftohtë. Temperatura minimale do të bie deri në -8 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 4 gradë Celsius.

Deri të shtunën do të mbisundojë mot stabil dhe i thatë. Moti i kthjellët do të kushtëzojë  në ditët në vijim temperaturat e mëngjesit të jenë të ulëta, veçanërisht në mëngjes dhe të enjten kur në disa vende do të bien nën minus 10 gradë Celsius. Të premten dhe gjatë fundjavës nëpër disa fushëgropa do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira  të konsiderueshme, kryesisht në pjesët perëndimore. Prej të dielën pasdite do të ketë reshje të përkohshme të shiut.