Paradite nëpër disa lugina do të ketë mjegull dhe vranësira të konsiderueshme të ulëta. Gjatë ditës me diell dhe relativisht ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 8 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 19 deri në 25 gradë.
Në Shkup, paradite me mjegull dhe vranësira të theksuara të ulëta, nga mesdita me diell me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20 gradë.
Në ditët në vijim në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull ose vranësira të konsiderueshme të ulëta. Ditën e hënë do të mbajë mot stabil dhe relativisht i ngrohtë, ndërsa të martën priten reshje lokale shiu dhe ulje të temperaturave.
