Moti në vend do të jetë me vranësira dhe ftohtë me reshje shiu, të cilat në vende do të jenë më të mëdha (mbi 20 l / m2) të shoqëruara me erë të fortë veriore. Në malet në veriperëndim, reshjet do të jenë nga bora dhe do të formohet një mbulesë dëbore prej 10 deri në 15 cm. Reshje dëbore do të ketë edhe në disa vende më të larta.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 2 deri në 9, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë nga 3 deri në 11 gradë.
Në Shkup, me vranësira dhe ftohta me reshje shiu, më intensive rreth mesditës dhe pasdites, të ndjekura nga erë e fortë në drejtim verior. Temperatura e mëngjesit do të bjerë në 6, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri në 7 gradë.
Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me paraqitje lokale të shiut afatshkurtër, ndërsa temperaturat ditore do të rriten.
