Parashikimi i motit

TË FUNDIT

Moti në mëngjes i ftohtë, gjatë ditës kryesisht me diell dhe më i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 8, ndërsa ajo maksimale do të lëviz prej 22 deri 28 gradë.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bie deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të shkojë deri në 24 gradë.

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell me temperatura dukshëm më të larta ditore. Deri të shtunën temperaturat e mëngjesit do të jenë shumë të ulëta dhe në disa vende më të larta do të bien edhe deri 0 gradë. Nga e marta do të ketë reshje të përkohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm.