Moti në vend do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta lokale. Do të ketë edhe erë që do të ndikojë në uljen e temperaturave.
Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 7 deri në 18, kurse maksimalja do të arrijë prej 22 deri në 30 gradë Celsius.
Edhe në Shkup do të shoqërojë mot i ngjashëm. Me diell, vranësira të pakta dhe erë e fortë. Temperatura do të jetë prej 11 deri në 25 gradë Celsius.
Mot stabil na pret të premten dhe të shtunën, ku temperaturat e pasdites do të shënojnë rritje./TV21
