Parashikimi i motit

TË FUNDIT

Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 30 deri 36 gradë. UV=8.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla lokale dhe me erë të lehtë kryesisht jugore. Temperatura minimale do të bie deri 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 35 gradë.

Edhe të martën moti do të jetë i qëndrueshëm me rritje të lehtë të temperaturës ditore. Të mërkurën dhe të enjten përsëri pritet paqëndrueshmëri me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar.