Parashikimi i motit

TË FUNDIT

 Në orët e mëngjesit në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta. Paradite do të jetë me diell dhe ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare veriore. Pasdite vranësirat do të rriten dhe do të fillojë të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -1 deri 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 15 deri 23 gradë.

Në Shkup, paradite do të mbajë mot me diell me kushte për mjegull të lehtë në mëngjes, ndërsa pasdite me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa pasdite dhe në orët e mbrëmjes erë mesatare deri në të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 20 gradë Celsius.

Të dielën dhe të hënën, do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit më e përforcuar nga drejtimi verior, e cila do të shkaktojë rënie të ndjeshme të temperaturave, kështu që temperaturat ditore do të bien për 7-10 gradë në krahasim me të nesërmen, ndërsa temperaturat e mëngjesit nga fillimi i javës së ardhshme në shumë vende do të ulën nën zero.