Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, kryesisht në pjesën e parë të ditës do të ketë shi të rrëmbyeshëm lokal dhe vetëtima. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare veriperëndimore e cila përgjatë Vardarit do të përforcohet.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 15 deri në 24 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 29 deri në 37 gradë Celsius.
UV indeksi do të jetë 8.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, më i freskët dhe vende-vende në rajon me shi të përkohshëm të rrëmbyeshëm dhe vetëtima. Era do të jetë veriore dhe do të përforcohet në periudha të shkurtra. Temperatura e mëngjesit do të ulet në 19, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 33 gradë Celsius.
