Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira lokale të lehta deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare, kryesisht veriore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 19, ndërsa maksimale do të arrijë nga 30 deri në 37 gradë. UV Indeksi do të jetë 8.
Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare, si dhe me erë të lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet deri në 16 ndërsa maksimalja do të arrijë deri 35 gradë.
DPHM njofton se pason një periudhë e motit të qëndrueshëm dhe shumë të nxehtë. Temperaturat ditore do të rriten gradualisht dhe veçanërisht e nxehtë pritet nga mesi i javës së ardhshme.
Dita më e nxehtë do të jetë të mërkurën, me temperaturë maksimale prej 34 deri 40 gradë. UV Indeksi do të jetë 9.
