Parashikimi i motit

TË FUNDIT

Moti sot në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë e lehtë deri në mesatare ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht e përforcuar veriore.

Temperatura maksimale do të lëvizë prej 27 deri në 34 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 8.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 32 gradë Celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme pason periudhë e motit stabil. Deri të shtunën temperaturat e ditës do të jenë më së shumti deri në 35 gradë Celsius ndërsa më pas shpejtë do të rriten.

TË NGJAJSHME