Parashikimi i motit

TË FUNDIT

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër dhe bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në orët e mbrëmjes përgjatë Luginës së Vardarit erë e përfoucuar nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 14 deri në 21, ndërsa ajo maksimalja prej 26 deri në 35 gradë.

UV indeksi do të jetë 7.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me kushte për shi afatshkurtër. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa nga fundi i ditës erë e përforcuar nga drejitimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 18 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 30 gradë.

Nga e mërkura vijon periudhë e motit stabil me rritje graduale të temperaturës ditore. Të mërkurën dhe të enjten do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior.