Moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male dhe në disa vende më të larta me reshje të borës. Gjatë ditës, kufiri I reshjeve të bores do të zbresë, kështu që reshjet do të kalojnë në borë edhe në disa vende më të ulëta në pjesët perëndimore. Reshje më të rrëmbyeshme priten në perëndim (lokalisht mbi 25 l/24h), ku në male shtresa e borës do të rritet, ndërsa deri në fund të ditës shtresë e vogël e borës do të formohet edhe në disa vende më të ulëta. Paradite do të fryjë erë e matur jugore, ndërsa pasdite e prëforcuar nga drejtimi veriperëndimor, posaçërisht përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 8 gradë, ndërsa maksimalja prej 5 deri 13 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Rreth mesditës dhe pasdite do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Nga fundi i ditës, në pjesët më të larta se fushëgropat reshjet do të kalojnë në borë. Temperatura minimale do të jetë rreth 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 7 gradë.
Të enjten do të ketë stabilizim të motit, por ende do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, posaçërisht paradite dhe përgjatë Vardarit, kështu që gjatë ditës do të përqendrohet mot më i ftohtë. Më pas, deri të dielën do të përqendrohet mot stabil me rritje të temperaturave ditore.
