Parashikim i errët për Premier ligën nga Geri Nevil

TË FUNDIT

Legjenda e Mançester Junajtedit, Geri Nevil, dyshon se sezoni në Premier ligë do të përfundojë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Duket se jam në një univers paralel. Paradokohe realizova takime në biznesin hotelierik dhe na u tha se njerëzit nuk do të mund të ulen në restorante më afër se dy metra dhe se kapaciteti duhet të zvogëlohet për 50 për qind. Ju thoni se futbollistët sërish do të luajnë futboll, do të luftojnë në ajër mes vete dhe mendoni: ‘Prit pak, unë sapo mora pjesë në mbledhje, ku ata thanë se njerëzit nuk duhet të qëndrojnë më afër se dy metra mes vete’. Kjo nuk mund të arrihet. Para një ose dy muajve, mendova se sezoni mund të vazhdojë dhe do të luajmë pa tifozë, por tani, me të vërtetë dyshoj në këtë”, deklaroi Nevil, i cituar nga mediumet angleze.