Lamine Yamal padiskutim ishte një nga yjet e kampionatit Europian. 17-vjeçari që theu rekorde në këtë kampionat Europian, konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenj. Lamine Yamal konsiderohet se do të jetë pasardhësi i Lionel Messit. Me paraqitjet fantastike që bëri në EURO2024 me kombëtaren e tij Spanjën, vlera e 17 vjeçarit, Lamine Yamal është rritur shumë. Yamal tani kushton 120 milionë euro, pra 30 milionë euro vlerë më shumë se sa kishte para kampionatit Europian.
Udhëheqësit e Barcelonës tashmë konsiderojnë se kanë një diamant në skuadër, nga i cili nuk do të heqin dorë, edhe nëse vijnë oferta marramendëse.
