Futbollisti, i cili gjatë ndeshjes në EURO2020 pati atak kardiak ku si pasojë humbi vetëdijen dhe ndeshja Finlandë – Danimarkë u suspsendua për një kohë, është paraqitur nga spitali ku edhe po trajtohet.
Christian Eriksen, përfaqësuesi danez ka treguar se është mirë me shëndet, por se po qëndron ende në spital për disa ekzaminime, transmeton TV21.
Ka falenderuar të gjithë fansat e tij, për mesazhet e shumta që i kanë dërguar atij dhe familjes së tij, duke shprehur shqetësimin për gjendjen e vështirë shëndetësore të Eriksenit.
U ka dëshiruar suksese kolegëve të tij, futbollistëve danez në ndeshjen e radhës.

