Shteti australian Uellsi i Ri Jugor, sot njoftoi se nga dita e hënë do të heq kufizimin për numrin e të pranishmëve gjatë dasmave, në lokale dhe tubime fetare dhe se do të hiqet kufizimi i punës në diskoteka, gjë që u vendos për të parandaluar valën epidemiologjike.
Paralajmërimi i autoriteteve në Uellsin e Ri Jugor, përputhet me afrimin e pushimeve verore dhe festat e Krishtlindjeve në Australi.
Ky është lehtësimi më i madh i masave kufizuese që nga muaji mars kur hyri në fuqi gjendja e jashtëzakonshme në tërë vendin.
