Administratorët e “Dhomës Publike” paralajmërojnë hapjen e një grupi të ri pas arrestimeve të sotme, një person nga Manastiri dhe një person nga Velesi për shkak të shpërndarjes së paligjshme fotografive eksplicite përmes platformës “Telegram”.
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook ka paralajmëruar se janë në kërkim e sipër të arrestimit të më shumë personave. Ndërkohë kryeministri Zoran Zaev ka kërcënuar platformën Telegram, duke thënë në qoftë se nuk bashkupnon ky aplikacion atëherë do të jenë të detyruar të ndalojnë përdorimin e këtij aplikacioni në Maqedoninë e Veriut.
