Për rreth dy javë do të dihet a do të ketë rritje dhe sa do të jetë çmimi i energjisë elektrike. Kryetari i KRrE-së, Marko Bislimovski thotë se së pari pret që t’i marrë përllogaritjet e kompanive energjetike. Pas përfundimit të tenderëve për blerjen e energjisë elektrike të furnizuesit universal EVN HOME do të shihet se sa do të jenë humbjet nga blerjet e MEPSO dhe EMV dhe pastaj do të dihet se sa do të jenë kërkesat e tyre për rritjen e çmimeve.
“Nëse në tenderë ka çmime tepër të larta, për çka ka shumë gjasa, për shkak se sot, për momentin çmimi i HUPEKS është mbi 400 euro për megavat orë, do të shohim nëse do të duhet EMV përsëri të japë çmim shumë më të ulët për humbjet se çmimi që do të ishte në tregun e lirë për energji elektrike”, pohoi Marko Bislimovski, kryetar i KRRE.
Bislimovski për spekulimet për ndryshimin e blloqeve, tha se kjo nuk do të ndodhë dhe se më tej mbeten të njëjtat gjatë vitit të ardhshëm. Ai theksoi se me të dhënat e deritanishme që i kanë, rezultatet janë pozitive.
“Rezultatet që i kemi nga korriku deri në tetor, janë të mira, ka mbi 16% ulje të konsumimit. Megjithatë këta janë muaj ku kishte ndikim dhe moti ishte më i ftohtë dhe nuk kishte nevojë për kondicionerë, kështu që këta muaj nuk janë më të rëndësishëm, nuk janë më referentë. Sa u përket çmimeve për amvisëritë, fakt është se mbi 99,5% hyjnë në tre blloqet”, Marko Bislimovski, kryetar i KRRE.
Bislimovski pohon se edhe vitin e ardhshëm nevojat për import të energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël dhe amvisëritë, do të jenë zero denarë.
