Skuadra e Ballkanit ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit malazez Dejan Zarubica, i cili ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me kampionët e Kosovës.
29-vjeçari, sezonin e shkuar ishte pjesë e Laçit, ku shënoi 9 gola, ndërsa tanimë do të fillojë një aventurë të re me skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja.
Ballkani regjiston një goditje me peshë në merkato përpara ndeshjeve “play-off” të Ligës së Konferencës ku do të përballet me Shkupin.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 18 gusht në stadiumin ”Filip II Arena” në Shkup.
