Një nuse në Kavajë sot shkoi në qendrën e votimit përpara dasmës.
E veshur si nuse, vajza e re hodhi votën në kutinë e votimit dhe nuk nguroi të bëjë disa foto si kujtim në këtë të shënuar jo vetëm për të, por për të gjithë shqiptarët.
Kujtojmë që, procesi i votimit në Shqipëri filloi në ora 07:00 dhe deri tani janë paraqitur vetëm disa probleme të vogla.
