Papajoanu: Greqia është me qëndrim ë pandryshuar dhe e mbështetë perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

TË FUNDIT

Qëndrimin se Greqia është me pozitë të pandryshuar lidhur me mbështetjen për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, edhe njëherë e përsëriti zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Aleksandros Papajoanu në brifingun e  sotëm të rregullt me gazetarë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Qëndrimi i Greqisë lidhur me procesin integrues të Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar. Do ta përsëris edhe njëherë, Ne e mbështesim këtë proces tashmë me dekada, prej vitit 2003 gjithsesi në pajtim me kushtet e parashtruara dhe kjo pozitë, fare nuk ka ndryshuar”, tha Papajoanu.