Papa Françesku në fjalimin dhe bekimin e tij javor të së dieles e quajti luftën në Ukrainë një masakër të pakuptimtë, ku kërditë dhe mizoritë përsëriten çdo ditë.
“I lutem të gjithë akterëve të komunitetit ndërkombëtar që të bëjnë një përpjekje reale për t’i dhënë fund kësaj lufte të neveritshme”, tha kreu i Kishës Katolike para turmës në Sheshin e Shën Pjetrit pas lutjes së tij Engjëllor.
Papa bëri me dije se i ka vizituar fëmijët, të moshuarit dhe nënat shtatzëna, pasi ata u goditen me raketa dhe bomba nga pushtimi rus.
Papa Françesku ftoi çdo besimtar dhe çdo komunitet që t’i bashkohet atij më 25 mars, ditën e Shpalljes së Krishterë, në kryerjen e një akti solemn të shenjtërimit të njerëzimit, veçanërisht të Rusisë dhe Ukrainës.
