Papa Françesku sot bëri thirrje për ndërprerje të dhunës në Jerusalem dhe kërkoi nga të dy palët që të gjejnë zgjidhje për respektimin e identitetit multikulturor në qytetin e shenjtë.
“Dhuna lind dhunë, ndërprisni konfliktet”, tha Papa.
Policia izraelite mbrëmë është përleshur me palestinezët para qytetit të vjetër në Jerusalem, ndërsa paraprakisht ndali autobusë me besimtarë myslimanë, të cilët shkonin drejt qytetit.
Përleshjet shpërthyen para xhamisë Al Aksa, ku janë tubuar rreth 90.000 palestinezë, ndërsa në Jerusalemin lindor policia ka përdorur shok-bomba.
Sipas Kryqit të Kuq palestinez, të paktën 53 persona janë lënduar, ndësa sipas policisë izraelite është lënduar dhe një polic.
