Papa Françesku: Pandemia tregoi rolin kryesor të mediave

TË FUNDIT

Papa Françesku sot deklaroi se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit ka treguar sa është  kryesor roli i mediave.

“Përvoja e muajve të fundit ka treguar në çfarë mase është kryesor roli i mediave në ruajtjen e unitetit të njerëzve, shkurtimi i distancave, sigurimi i informacioneve të nevojshme dhe hapjen e zemrave dhe  mendjeve për të vërtetën”, tha papa në porosinë drejtuar pjesëmarrësve në koferencën për mediat katolike.

Roli i mediave është kyç në trasmetimin e informacioneve për gjendjen e jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, tha Papa./MIA