Papa Françesku iu bashkua thirrjes së sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh për ndërprerjen e zjarrit në Ukrainë për Pashkë, të cilat besimtarët ortodoksë i festojnë më 24 prill, kumtoi Selia e shenjtë.
“Selia e shenjtë dhe Ati i shenjtë i bashkohen thirrjes të cilën më 19 prill e bëri Antonio Guteresh, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, në marrëveshje me shenjtërinë e tij, Svjatosllav Shevçuk, kryetar i Kishës katolike greke në Ukrainë, për ndërprerjen e zjarrit për Pashkë pas Kalendarit julian, më 24 prill”, thuhet në kumtesën e Vatikanit.
