Papa Françesku: Kapitalizmi i tregut nuk ka sukses në pandemi

TË FUNDIT

Papa Françesku deklaroi se pandemia e koronavirusit ka treguar se “teoritë magjike” të kapitalizmit të tregut nuk kanë pasur sukses dhe botës i nevojitet një lloj tjetër i politikës, e cila promovon dialog dhe solidaritet, ndërsa e hedh poshtë luftën me çdo kusht.

Mesazhi i Papës është pjesë e enciklopedisë më të re “Frateli tuti” (Të gjithë jemi vëllezër) në esencën e të cilës gjendet drejtësia sociale.

Sipas tij, pandemia e ka konfirmuar besimin e tij se institucionet aktuale politike dhe ekonomike duhet të reformohen që t’i kënaqin nevojat e njerëzve,

Ai bëri thirrje edhe në ndryshim në mënyrën e të menduarit, duke e dënuar “nacionalizmin shkurt pamës, ekstrem dhe agresiv” i cili është gjithnjë e më shumë i përfaqësuar në politikën e sotme.

Papa Françesku e hedh poshtë edhe doktrinën e Kishës katolike për arsyetimin e luftës si mjet legjitim për mbrojtje, duke theksuar se kjo është zbatuar në mënyrë të tejzgjeruar me shekuj dhe më nuk është e qëndrueshme. fb/