Papa Françesku tha sot se dëshiron të vizitojë Ukrainën në fluturimin e tij për në Kanada.
“Kam një dëshirë të fortë për të vizituar Kievin,” tha Papa, i cili ka dënuar vazhdimisht pushtimin rus të Ukrainës.
Asnjë papë nuk e ka vizituar kurrë Moskën, ndërsa Papa Françesku sërish muajin e kaluar denoncoi “luftën çnjerëzore dhe irracionale të agresionit”.
Në një intervistë me Reuters këtë muaj, Papa tha se shpresonte se do të ishte në gjendje të vizitonte Kievin dhe Moskën pas udhëtimit të tij në Kanada.
Pas intervistës, Kremlini njoftoi se nuk kishte asnjë kontakt me Vatikanin për një vizitë të mundshme të Papës, ndërsa Kievi i rinovoi ftesën PapaFrançeskut.
