Papa Françesku bëri të ditur se do të vaksinohet kundër virusit korona javën e ardhshme dhe u bëri thirrje të gjithëve që të vaksinoheshin, për të mbrojtur jo vetëm jetën e tyre por edhe të të tjerëve.
“Unë besoj se të gjithë duhet të marrin vaksinën,” tha Papa në një intervistë për stacionin televiziv Canale 5.
Vatikani së shpejti do të nisë fushatën e vet të vaksinimit kundër koronavirusit.
