Papa Françesko më shtatë maj viziton Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT

Autoritetet vendore po bëjnë përgatitjet e fundit për të pritur Papa Françeskun i cili ka paralajmëruar vizitën e tij për më 7 maj në Maqedoninë e Veriut.

Maqedonia e Veriut për herë të parë do të vizitohet nga Papa Françesko.

Papa Françesko do të arrijë në orët e hershme të mëngjesit të shtatë majit në aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit i cili do të jetë i shoqëruar nga një delegacion prej 30 anëtarësh të Vatikanit, Sekretari Shtetëror, kardinali Pjetro Parolin, prefekti i Kongregacionit për çështjen e kishave lindore, kardinali Leonardo Sandri si dhe kryetari i Këshillit të Pontifikatit për promovimin e bashkimit të krishterë, kardinali Kurt Koh.

Në presidencën e Maqedonisë së Veriut Papa Françesko, do t’u drejtohet zyrtarëve të lartë shtetëror por të pranishëm do të jenë edhe diplomatët e huaj si dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Në shtëpinë përkujtimore “Nënë Tereza”, Papa do të takojë krerët e bashkësive fetare të Maqedonisë së Veriut.

Mesha e shenjtë do të fillojë në ora 11:30 në sheshin qendror.

Për vizitën e Papa Françesku në Maqedoninë e Veriut, interesimi i mediave është tepër i lartë ndërkaq 400 gazetarë kanë kërkuar akreditim 200 prej tyre gazetarë të huaj.