Papa Françesko kërkoi të pasurit të mos kenë prioritet për vaksinën kundër Covid-19

TË FUNDIT

Papa Françesko sot theksoi se  është kundër çdo mundësie të pasurit  të kenë  prioritet  gjatë vaksinimit kundër koronavirusit.

“Pandemia është krizë. Ne duhet të dalim nga ajo si njerëz më të mirë”, tha papa.

Duke folur gjatë audiencës së tij  javore publike, ai tha se  pas pandemisë së Kovid-19,  jeta nuk do të kthehet  në normalitet nëse ajo normalisht do të thotë padrejtësi sociale dhe degradim i mjedisit natyror.

“Sa do të ishte e trishtuar nëse prioritet për marrje të vaksinës kundër Kovid-19  u jepet  më të pasurve”, theksoi papa Françesko.

Ai, gjithashtu, vlerësoi se do të ishte skandaloze nëse gjithë ndihma ekonomike, kryesisht  përmes përdorimit të mjeteve publike, të përfundojë në rimëkëmbje të industrive  të cilat nuk u ndihmojnë as të varfërve, as mjedisit jetësor./MIA