Papa bën thirrje në bashkëpunim për krijimin e vaksinës kundër Covid-19

TË FUNDIT

Papa Françesko u bëri thirrje shteteve t’i bashkojnë përpjekjet  dhe në suaza të bashkëpunimit ndërkombëtar të krijojnë vaksinë dhe mjete kundër koronavirusit.

Gjatë lutjes tradicionale javore ai theksoi se  e rëndësishme është të bashkohen mundësitë shkencore dhe shkathtësitë, me qëllim që të krijohet vaksina dhe të sigurohet qasje  universale deri te teknologjitë bazë, të cilat do t’i mundësojnë  ç’do të infektuari  ta marrë trajtimin e duhur mjekësor, pa dallim se ku gjendet në botë.

Kreu i Kishës katolike-romake e mbështeti nismën e Komitetit suprem për vëllazërim njerëzor më 14 maj të mbajë lutje të përbashkët dhe agjërim me pjesëmarrje të përfaqësuesve të të gjitha religjioneve me qëllim që të tejkalohet pandemia.

Komiteti suprem për vëllazërimin njerëzore është formuar në gusht të vitit 2019 në Abu Dabi për bashkim të njerëzimit të punojë për paqen në botë dhe t’u garantojë  gjeneratave të ardhshme atmosferë  të respektimit të ndërsjellë dhe jetë të shëndetshme./MIA