Cilat janë sfidat aktuale me të cilat përballet Ballkani Perëndimor dhe cila është situata me institucionet e BE-së, si aktorë globalë në rajon? Si e percepton Ballkani Perëndimor politikën e zgjerimit të BE-së? Pesë ekspertëve rajonalë dhe të BE-së; u kërkuan t’u përgjigjen këtyre pyetjeve gjatë diskutimit në internet me titull “Zgjerimi i BE – Quo vadis?”. Diskutimi në panel është pjesë e Forumit Evropian të këtij viti Alpbah në Austri dhe mbështetet nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) në emër të qeverisë gjermane.
Në debat u mirëprit vendimin për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, theksoi se Bashkimi Evropian nuk mund të mbajë larg Ballkanin Perëndimor.
“Për të mbajtur integrimin në BE si përparësi në rajon, nevojitet një proces politik, dhe vetëm së bashku, BE-ja dhe Ballkani Perëndimor mund të arrijnë rezultate”, tha ajo, në lidhje me pyetjen se kur këto dy vende mund të hapin kapitujt e parë të negociatave dhe si kjo mund të ndikojë në proceset e integrimit në BE të Mal të Zi dhe të Serbisë.
Martin Selmaer, Shefi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Austri, tha se zgjerimi i BE-së ishte një sukses i madh historik dhe mund të mbetet i tillë vetëm nëse do të kishte një vendosmëri nga të dy palët rreth perspektivës Evropiane, duke shtuar se BE-ja duhet të mbajë pretimin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
“Ai që flirton me fuqitë e tjera në botë në jehonën e krizës me Koronën, nuk është serioz kur bëhet fjalë për perspektivën evropiane. Kushti i dytë është ndershmëria. Të thuash që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të bashkohen me BE-në brenda dy vjetësh do të ishte joserioze. BE është një komunitet i qeverisur nga sundimi i ligjit, një bashkësi vlerash që varen nga sundimi i ligjit”, tha ai.
Selmaer thekson se çështjet e pazgjidhura territoriale nuk mund të inkorporohen në BE.
“Procesi i zgjerimit nuk duhet të dobësojë BE-në, duhet ta forcojë atë dhe BE-ja duhet të përfundojë pjesën e saj të punës dhe të reformohet. Solidariteti që treguam gjatë pandemisë Kovid-19 do të vazhdojë. Puna cilësore e përfunduar nga të dy palët, dhe jo afatet kohore, duhet të jetë ajo që do të përcaktojnë procesin dhe të jenë në interes të vendeve që duan të bashkohen me BE-në”, konkludoi Selmaer.
Karolin Edstadler, ministrja austriake për BE-në dhe Çështjet Kushtetuese, vuri në dukje se BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor.
“Austria është një lobist i zëshëm për zgjerimin e BE – një proces i vështirë që duhet diskutuar hapur. Vendet në rajon duhet të forcojnë sundimin e ligjit, të kundërshtojnë korrupsionin dhe
të zbatojnë reforma të mirëfillta. Ne duhet t’i tregojmë Ballkanit Perëndimor se BE-ja është një partner i përgjegjshëm. Ne jemi këtu, dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme t’i lidhim ata dhe të shikojmë drejt së ardhmes”, thekson Edstadler.
Emir Gjikiq, Drejtor i Sekretariatit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, CEFTA, vuri në dukje se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do të përfitonin shumë nga tregu i vetëm i BE-së dhe se tregtia më e shpejtë e mallrave dhe shërbimeve, modernizimi më i madh ekonomik dhe integrimi më i fortë ekonomik rajonal do ta bëjnë rajonin më konkurrues dhe tërheqës për investime.
Panelistët arritën në përfundimin se bashkëpunimi rajonal ofron mundësi për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për sfidat e përbashkëta. Modernizimi i ekonomive të rajonit, ulja e pabarazive në zhvillim, zbatimi i reformave thelbësore të nevojshme, me një fokus më të madh në shtetin e së drejtës, funksionimin e institucioneve demokratike dhe administratës publike, do të sjellë rezultate konkrete për qytetarët ndërsa rajoni përparon drejt anëtarësimit në BE.
Në vitin 2007, GIZ, për Ballkanin Perëndimor, themeloi Fondin e Hapur për Evropën Juglindore (ORF), i cili mbështet zhvillimin e rajonit në sektorë të ndryshëm, në rrugën për në BE. Ky diskutim panel u organizua gjithashtu bashkërisht nga dy projekte rajonale GIZ, projekti për promovimin e integrimit evropian përmes bashkëpunimit rajonal dhe projekti i tregtisë së jashtme, i cili do të vazhdojë të mbështesë organizatat dhe iniciativat rajonale.
