Panairi për punësim i “Avenga Academy”, studentët ballë për ballë me ofertat për punë për kompanitë e njohura

TË FUNDIT

Studentë të sapo diplomuar u takuan me kompani të njohura nga vendi të cilat në të ardhmen mund të jenë punëdhënësi i tyre i parë. Oferta, intervista, prezantime, ligjërata, ekspozitë, fytyra të buzëqeshura dhe adrenalinë e ngjarjes që u mbajt në Cowork 21 hapësirën e konferencave të Televizionit 21. Një lloj panairi punësimi që ofron lidhje karriere, bashkim të biznesit me të rinjtë, potencialin tonë më të madh në tregun e punës.

Studentët që kanë qenë pjesë e akademisë me mesazh – na duhen më shumë ngjarje të tilla që të shohim mundësitë që na ofrohen në treg.

Kompanitë ndërkaq, të hapura për bashkëpunim me të rinjtë. Tek ta shohin potencialin e ardhshëm për rritje dhe zhvillim.

Në ngjarje ofertat e tyre i prezantuan rreth tridhjetë kompani të njohura nga vendi nga sektori i IT-së, biznesi i sigurimeve, industria automobilistike, banka, kompani punësimi, agjenci marketingu dhe të tjera.