Panairi Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime ndihmon objektivin e “kulmit të lëshimit dhe asnjanësimit të karbonit”

TË FUNDIT

Në Panairin Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime të këtij viti në Pekin, një kompani ndërtimi paraqiti teknologjinë më të re të administrimit të lëshimit të karbonit në mbarë procesin e ndërtimit modular të apartamenteve. Kjo teknologji e konsideron çdo dhomë si një njësi modulare. 90 % e elementeve të rregullimit të brendshëm të dhomës, si pajisjet elektrike, tubacionet, mobiliet, zbukurimet, paretet ndarëse etj., parafabrikohen, pastaj dërgohen në kantierin e ndërtimit për montim të drejtpërdrejtë. Në procesin e ndërtimit kursehet uji dhe realizohet lëshimi zero i ujërave të zeza, nuk ka nevojë për ngritje të skelave dhe mund të pakësohen mbetjet e ndërtimit. Përveç kësaj, pjesët përkatëse mund të çmontohen, të zëvendësohen e të riciklohen, duke ulur koston e mirëmbajtjes në periudhën e mëvonshme.

Në zonën e ndryshimit të klimës dhe ekonomisë së “kulmit të lëshimit dhe asnjanësimit të karbonit” në këtë panair, një qen mekanik i quajtur “ULD3000” tërhoqi vëmendjen e madhe të vizitorëve. Ai mund të punojë në mjedis me temperatura nga -40℃ deri në 80℃ dhe mund të përdoret për të mbledhur elementet meteorologjike në kushte të ndryshme të motit ekstrem, për mbledhjen, organizimin dhe analizimin e të dhënave.

Këto “teknologji të zeza” mund të përdoren jo vetëm për mbikëqyrjen e ndryshimit të klimës, por edhe për të ndihmuar në pakësimin e lëshimit të karbonit, duke ndihmuar në realizimin e objektivit të “kulmit të lëshimit dhe asnjanësimit të karbonit”.