PANAIRI I KOMPANISË “M SORA”, DOLENC: TREGU I MAQEDONISË ËSHTË SHUMË PROGRESIV

TË FUNDIT

Kompania sllovene për prodhimin e materialeve për dyer dhe dritare “M SORA” zhvilloi një panair me kompani të shumta që prodhojnë pjesë për dyer dhe dritare.

Qëllimi i panairit shtëpiak është që të krijohet lidhje në mes prodhuesit, investitorit dhe partnerëve të jashtëm. Ndërmarrjet që ekspozuan produktet e tyre janë nga Gjermani, Sllovene dhe Italia.

Drejtori eksekutiv i kësaj kompanie thotë se ka zgjedhur Maqedoninë sepse beson që tregu në këtë vend është progresiv dhe se mundësitë për tu rritur janë shumë të mëdha.

Përfaqëisnë në Maqedoni “M SORA” e ka hapur në Shkup në janar të vitit 2018. Zgjodhëm këtë treg sepse besojmë se tregu i Maqedonisë është shumë progresiv, kemi besim në ekipin tonë dhe besojmë se mundësitë për tu rritur janë shumë të mëdha”, potencoi Drejtori Ekzekutiv i “M Sora”, Alesh Dolenc.

Të pranishëm kishte edhe studentë nga Universiteti i “Nënë Terezës”, Ata thonë se kjo vizitë profesionale është shumë e dobishme dhe atrkative.

“Sot është shumë bukur këtu, kemi ardh dhe po mësojmë shumë gjëra të reja. Gjithsesi jemi duke u socializuar me ndërmarrjet e mëdha me famë botërore dhe kemi marrë njohuri të mjaftueshme përsa i përket ekspozitës”, u shpreh Fitim Ipçja, student.

“Ekspozita e sotme po më pëlqen. Ka shumë firma që kanë prezantuar produktet e tyre për detajet e dyerve dhe dritareve, gjëra që i kemi mësuar gjatë ligjëratave në fakultet, po këtu po i shohim më detajisht se si duken”, deklaroi Nurxhane Xheladini, studente.

Kompania “M SORA”  ka qendra në 7 shtete të ndryshme. Në janar të vitit 2018 erdhi edhe në Maqedoninë e Veriut. Kjo kompani numëron gjithësej 240 puëntorë në të gjitha pikat.

Përgatiti: Almedina Ismajli