Pakti për emrin, dikush lëshoi pe apo ishte sukses? VMRO-PP e akuzon Dimitrovin për bllokim të procesit

TË FUNDIT

Vizita e parë e kryeministrit bullgar, Kirill Petkov në Shkup dhe takimi me kryeministrin Dimitar Kovaçevskin rezultoi me marrëveshje rreth asaj se Bullgaria e pranon emrin e shkurtër Maqedonia e Veriut, gjë të cilën paraprakisht e kontestonte. A mundet të quhet sukses i dy kryeministrave dhe hap i parë drejt zgjedhjes së çështjeve të hapura të imponuara nga Bullgaria, a po dikush lëshoi pe. Nga pala maqedonase shihet si lëshim i jonë, ndërsa nga pala bullgare si lëshim i tyre. Ish zv.kryeministri për çështje evropiane i cili deri pak kohë më parë ishte i përfshirë në tejkalimin e kontestit, në intervistë për Telma tha se pala maqedonase ka lëshuar pe për shkak se me dërgimin e notës deri te Kombet e Bashkuara, nuk kemi marrë asgjë në këmbim dhe me këtë është dobësuar pozita jonë në negociata.

“Atë që e nënvlerësojnë opinionin maqedonas është mënyra si u prezantua, Bullgaria tashmë nuk do të negociojë për emrin e shkurtër. Kjo është përpjekje për spin. Kërkesë bullgare ishte që të dërgojmë notë, ne jemi pajtuar dhe e kemi dërguar atë notë. Në këmbim nuk kemi siguruar asgjë”, tha Nikolla Dimitrov, ish zëvendëskryeministër për çështje evropiane.

Për këtë deklaratë të Dimitrovit reaguan nga partia e Lupço Georgievskit, VMRO-PP, prej ku thonë se deri më tani Dimitrov ka qenë ai që e ka bllokuar gjithë procesin negocues.

Pas vizitës me vullnet të mirë të ish kryeministrit dhe kryetarit të VMRO-Partisë Popullore, Lupço Georgievski në Sofje, para se të vendosin veto, prej disa funksionarëve bullgar i është thënë se fajtori kryesor për veton është pikërisht Nikolla Dimitrov dhe çështja për shpjegimin e emrit të shkurtë në Kombet e Bashkuara. Pala bullgare ka pritur një vjet që Dimitrov të dërgojë notë në Kombet e Bashkuara për të cilën nuk kanë insistuar publikisht, ndërsa në të të thuhet se fjala Maqedonia e Veriut nuk ka të bëjë me pjesën e kontestueshme bullgare, përkatësisht me Maqedoninë e Pirinit”, deklaruan nga VMRO-PP.

Megjithatë edhe vetë vizita e kryeministrit Petkov në vendin tonë është shenjë e vullnetit të mirë, vlerësoi në emisionin Klik Plus në TV21, ish deputeti Mihaill Panovski. Sipas tij hapi i djeshëm është fillim për ndërtimin e raporteve të mira, por se edhe Petkovin edhe Kovaçevskin i presin obstruksionet të mëdha nga forcat që nuk duan që Maqedonia dhe Bullgaria të arrijnë marrëveshje.

“Do të kenë probleme të mëdha, pengesa tepër të mëdha nga ana e atyre që nuk duan marrëveshje, forca të cilat tërë kohën do t’u bëjnë obstruksione Maqedonisë dhe Bullgarisë. Në Bullgari ka një instalim të madh të forcave ruse nëpër mediat, në shërbimet e tyre të inteligjencës, njësoj siç ka te ne instalime të mëdha të shërbimeve të Beogradit në të gjitha sferat e jetesës sonë”, tha Mihaill Panovski, ish deputet.

Nëse pika e parë, përkatësisht çështja për emrin e shkurtër kaloi lehtë, sipas profesorit Zhidas Daskallovski për negociatat e mëtejshme do të duhet më shumë kohë dhe ai nuk beson se e gjithë kjo mund të arrihet gjatë 6 muajve të ardhshëm.

“Këto kërkesat e Bullgarisë, disa prej tyre mund të themi se do t’i zgjidhim lehtë, disa me më shumë vështirësi ka gjasa të zgjidhen. Për shembull, prej këtyre kërkesave 5+1, tani 4+1, një prej tyre është gjuha e urrejtjes. Si e kuptojnë në Bullgarinë gjuhën e urrejtjes është shumë diskutabile. Keni problem rreth insistimit të Komisionit që të punojë në kornizë të asaj që ata e konsiderojnë si version bullgar i historisë së Maqedonisë dhe lëvizjes maqedonase etj. Do të thotë se disa prej këtyre pikave janë problematike”, tha profesori, Zhidas Daskallovski.

Pas vizitës së djeshme të kryeministrit bullgar Petkov, u morën vesh që pas një jave përkatësisht më 25 janar të mbahet edhe seanca e përbashkët e qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë ku duhet të formohen grupet e punës për projekte të përbashkëta, pas çka, çdo javë të ardhshme do të mbajnë takime për t’i përshpejtuar aktivitetet.