Në Pakistan sot janë mbyllur shkollat, ndërsa provimet janë shtyrë me qëllim për të parandaluar përhapjen e Kovid-19.
Ndërsa studentët nga universitetet publike dhe private, pritet të vazhdojnë ligjëratat deri më 24 dhjetor, kur fillon edhe pushimi dimëror i cili do të zgjasë deri më 11 janar.
“Do të bëhen të gjitha përpjekjet për të vazhduar me ligjërata nga shtëpia”, deklaroi të hënën ministri pakistanez i Arsimit, Shafket Mahmud.
Vendimi për mbylljen e shkollave u mor për shkak të rritjes së numrit të sapoinfektuarve me Kovid-19.
Në Pakistan dje u regjistruan 3.306 raste të reja dhe 40 raste vdekjeje, ndërsa 2.485 pacientë u shtruan në spital. Që nga fillimi i pandemisë në Pakistan, deri më tani janë regjistruar 386.198 të infektuar dhe 7.843 raste të vdekjes si pasoj e Kovid-19.
