Pakënaqësi për masat e BE-së për të ndalur refugjatët

TË FUNDIT

Vendimet, të cilat u morën të enjten në samitin e jashtëzakonshëm të Bashkimit Evropian për çështjen e imigrantëve, janë të pamjaftueshme për të zgjidhur këtë problem, ka vlerësuar sot zëdhënësi i Qeverisë së Francës, Stefan Le Fol.
Ai theksoi se është dashur të pritet që të ndodhin dramat, numri i të cilave është shtuar gjatë javëve të fundi, që masat e ndërmarra nga Italia të rikthehen në nivelin evropian. Le Fol tha se është e vërtetë se unioni ka marrë përsipër obligime më të mëdha, por shtoi se kjo nuk do të mjaftojë për të zgjidhur problemin.
Udhëheqësit evropianë u pajtuan në Bruksel që të trefishojnë mjetet për shpëtimin e refugjatëve në Mesdhe dhe që të kërkojnë miratimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrin aksione ushtarake kundër trafikantëve në Libi.
Megjithatë, nuk u arrit pajtimi për atë që anijet evropiane, të përfshira në operacionin Triton për mbikëqyrje dhe shpëtim në det, të dalin nga ujërat territoriale të Evropës dhe ti afrohen Libisë. Udhëheqësit evropian nuk arritën pajtimin as për pranimin e refugjatëve dhe këtë vendim e shtyn për më vonë.
Masat e miratuara nga unioni u cilësuan si të pamjaftueshme edhe nga organizatat e ndryshme për të drejta të njeriut./21 Media