Aktorja këtë muaj do të martohet
Aktorja e njohur, Fiona Gllavica, e njohur për publikun si “Pajtesa” nga seriali “Çka ka shpija” së shpejti do të martohet. Ka disa muaj që është raportuar që ajo dhe i fejuari i saj Arbnori do të martohen në muajin korrik.
Para martesës, Fiona natyrisht që do të organizojë edhe festën e beqarisë. Dhe për këtë siç duket aktorja ka nisur përgatitjet, shkruan rtv21.tv
Kjo kuptohet nga një storie që e ka publikuar aktorja në instagram për 55 mijë e 300 ndjekësit e saj.
Fiona Gllavica dhe i fejuari i saj, Arbnor Pacolli do të martohen në muajin korrik. Çifti ka shpërndanrë ftesat për dasmë në muajin maj./21Media
.
