Pahor: Zona ekonomike ekskluzive kroate në Adriatik nuk ka lidhje me çështjen e kufirit

TË FUNDIT

Presidenti slloven Borut Pahor deklaroi se çështja e demarkacionit slloven-kroat është zgjidhur me  marrëveshjen për  arbitrazh të kufirit dhe se kjo çështje nuk është e lidhur me vendimin e Kroacisë të shpallë zonë ekonomike ekskluzive në Adriatik.

“Kufiri detar ishte caktuar me  marrëveshjen e arbitrazhit, si dhe  rrjedha  kryesore e kufirit tokësor, ndërsa ende  nuk është konfirmuar  vetëm si të implementohet  ky vendim i arbitrazhit”, tha Pahor në intervistën e mbrëmshme për televizionin slloven”, transmetoi portali kroat Indeks.

Duke u përgjigjur në pyetjen në lidhje me marrëdhëniet me Kroacinë, Pahor përsëriti se  çështja e kufirit  tashmë nuk paraqet problem  për Slloveninë dhe tha se është i bindur që zgjidhja e arbitrazhit  më herët ose më vonë  do të zbatohet në terren.

Kroacia  nuk e pranon arbitazhin dhe dëshiron  vendimi përfundimtar të arrihet me marrëveshje bilaterale.