“Paga për ju – paga edhe për ne”/“Parqe dhe gjelbërime” sërish në protestë, nuk dihet nëse do të marrin pagat

TË FUNDIT

“Paga për ju – paga edhe për ne”! Me këtë slogan të punësuarit e NP “Parqe dhe gjelbërime” si dhe “Florakom” dhe “Luna” protestuan sërish për shkak se ende s’e kanë marrë pagën e  shtatorit. Shtoi se nëse nuk e marrin deri të premten, punonjësit janë të gatshëm të ashpërsojnë protestën përmes bllokimit të bulevardeve dhe kryqëzimeve në qytet. Sindikalistët gjithashtu theksuan se përveç pagës së shtatorit, mbeten të papaguara edhe shpërblimet jubilare, kompensimet për pushimet vjetore dhe shtesa të tjera në paga.

“Kryesia e organizatës sindikale vendosi që të enjten e kaluar për grevë, ne e ndërpremë atë me qëllim që të kemi mundësi për negociata, mirëpo edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë haber nga udhëheqësia të bisedojë me përfaqësuesit e organizatës sindikale”, tha Stojançe Kashikovski – Kryetari i Sindikatës “SUTKOZ”.