Paga minimale të jetë 18.000 denarë! LSM: Nëse nuk ka rezultat, nga 1 janari grevë e përgjithshme

TË FUNDIT

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe koordinatorët e grupeve parlamentare në Kuvend, ka dorëzuar Propozim që paga minimale bruto duke filluar nga janari i vitit 2022 të jetë 26.476 denarë, ose në neto vlerë – 18.000 denarë. Në propozimin e tyre shkruan se lartësia e pagës minimale të mos jetë më e ulët se 60% e rrogës mesatare neto që është paguar në 3 muajt e fundit. Nëse nuk ka asnjë rezultat, LSM-ja do të bëjë thirrje për grevë të përgjithshme, të cilën do ta manifestojnë në forma të ndryshme për ta shprehur  pakënaqësisë së punëtorëve dhe presionin sindikal.