Paditet shtetasi saudit pasi zbriti shkallët historike të Romës me ‘Maserati’

TË FUNDIT

Një shtetas saudite përballet me akuza për dëmtim të monumenteve historike të Romës pasi zbriti shkallët historike spanjolle të qytetit me makinën e tij Maserati të cilën e kishte marrë me qira, raporton CNN.

37-vjeçari, i paidentifikuar, u kap në aeroportin Malpensa të Milanos, pasi policia e identifikoi atë përmes kompanisë së makinave me qira nga imazhet e automjetit të kapur nga kamerat e sigurisë.

Ai akuzohet për dëmtim të rëndë të trashëgimisë kulturore dhe monumenteve

Pamjet video të incidentit të publikuara nga policia tregojnë makinën duke u futur në zonën e këmbësorëve mbi shkallët historike, të cilat janë dëmtuar si pasojë e peshës së automjetit.