Maqedonia duhet të jetë shtet në të cilin ligjet dhe Kushtetuta vlejnë njëjtë për të gjithë, deklaroi Eli Panova, deputete e VMRO-DPMNE, para ndërtesës së Prokurorisë publike. Ajo theksoi se paditë penale i parashtrojnë kundër Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe dy deputetëve, Bisera Kostadinovska dhe Mirosllav Bogdanovski nga shumica parlamentare të cilët ishin pozitiv me Kovid-19, pasi që të dielën morën pjesë në seancë plenare me skafanderë.
“Padia penale është kundër Kryetarit të Kuvendit i cili mundësoi që të marrin pjesë dy deputet që ishin pozitiv me Kovid. Ka dyshime bazë se janë shkelës të neneve të Kodit ligjor. Shpresoj se PTHP do të ngritët mbi presionet nga ana e pushtetit dhe do të veprojë shpejtë”, tha Eli Popova – deputete e VMRO-DPMNE-së.
Padi parashtruan edhe dy deputetët e partisë E Majta.
“Atë që e tha kryeparlamentari Xhaferi se ka protokoll për këtë, nuk vlen për shkak se protokolli është për raste të dyshimta e jo pozitive me virusin korona dhe pres që Prokuroria me paanshmërinë dhe urgjencën e njëjtë me të cilën vepron në raste kur qytetarët shkelin karantinën e cila u është shqiptuar nga Inspektorati shtetërorë sanitar dhe shëndetësor, në mënyrë të njëjtë të veprojë edhe në këtë rast”, u shpreh Dimitar Apasiev – deputet i “ E Majta”.
Nga shumica parlamentare thonë se sjellja e opozitës me bllokadat e vazhdueshme posaçërisht kur ka deputet në izolim, pamundëson Kuvend funksional.
“Bllokuan ndryshimet e Rregullores që kishin të bënin me mundësimin e pjesëmarrjes së deputetëve që janë në izolim në punën e Kuvendit, njëjtë si e kanë bërë gjithë parlamentet në botë. Kur diçka është në interes të qytetarëve dhe në përputhje me protokollin e përcaktuar i cili është miratuar nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, munden të parashtrojë edhe 100 padi penale”, potencoi Snezhana Kalevska Van[evska – deputete e LSDM-së.
Në seancën e të dielës kur u vendos në votim pakoja e pestë me masa ekonomike, për të votuar u thirrën edhe dy deputetë nga shumica parlamentare të cilët janë të infektuar me Kovid-19. Deputetët ishin të veshur me skafandër dhe janë sjellë në Kuvend sipas protokolleve, por kjo gjë për opozitën ishte e papranueshme dhe që atëherë paralajmëruan padi penale.
